Kryesia e Deges se LDK-se ne Norvegji
11 shtator, 2006
Deklarate
Kryesia e Deges se LDK-se ne Norvegji e pershendet fillimin e mbajtjes se kuvendeve zgjedhore te LDK-se, me bindjen se kjo do te mundesoje forcimin e metutjeshem te imazhit politik dhe kombetar
qe e ka partia historike dhe partia me e madhe ne Kosove, LDK.
Dega jone ne Norvegji njeherit e perkrah vendimin e Kryesise Qendrore te
LDK-se per kandidimin e Fatmir Sejdiut si kryetar te partise. Personaliteti
intelektual, shkencor dhe politik i prof. Fatmir Sejdiut eshte ne perputhje te
plote me kandidimin e drejte te kryesise qe ka bere per z. Sejdiun.
Ne si kryesi e LDK-se ne Norvegji si dhe mbare anėtarsia jonė ne kete vend
skandinav besojme dhe shpresojme qe keto zgjedhje partiake te kalojne ne frymen
e tolerances, pjekurise politike dhe kombetare, ashtu siē e ka tradite LDK-ja te
jete promotore e zhvillimeve demokratike jo vetem ne
Kosove, por ne mbare rajonin.
LDK-ja ka qene dhe eshte shembulli me i mire per te gjitha partite politike ne Kosove dhe rajone se si zhvillohet toleranca dhe demokracia, se si fiton e drejta dhe jo imponimi, se si ēohet perpara Kosova drejt Bashkimit Evropian.
Vetem me angazhimin tone te gjithmbarshem mund t'i mberrijme vlerat politike,
intelektuale dhe kombetare qe i ka promovuar presidenti historik i LDK-se dhe i
Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova.
Kryetari i Deges se LDK-se ne Norvegji:
Daut Haxhaj