DEKLARATĖ
Dega e LDK-sė pėr Norvegji, situatėn e pėrgjithshme nė Kosovė e vlerson nė suaza tė angazhimeve institucionale dhe angazhimeve serioze tė faktorit politik pėr realizimin e synimeve kombėtare, tė proklamuara edhe me Progarmin e Presidentit Rugova dhe tė LDK-sė.
Dega e LDK-sė nė Norvegji i shprehė mirėnjohjen dhe konsideratėn e saj popullit tė Kosovės pėr atmosferėn e qetė dhe gjendjen stabile nė kuadėr tė realitetit nė tė cilen gjendet vendi ynė.
Situatėn brenda LDK-sė, pas vdekjes sė Presidentit Rugova, Dega e LDK-sė nė Norvegji e vlerėson jo ashtu siē pritej, mobilizimin e tė gjithėve nė LDK pėr tė vazhduar me realizimin e objektivave programore e nacionale, njė unitet mobilizues ēfarė e kėrkoi vazhdimisht Presidenti ynė historik z. Rugova dhe vullnet e gatishmėri pėr tė ecur me dinjitet rrugės dhe hapėsirave tė lirisė qė AI i trasoi.
Megjithate dega e LDK-sė nė Norvegji ka besim tė plotė nė kuadrat qė ka LDK-ja, prandaj mbėshtetė pa rezervė punėn e Presidentit Fatmir Sejdiu, tė Kryetarit tė Parlamentit Kolė Berisha , Qeverinė e Kosovės si dhe gjithė ministrat e e saj, veēantė tė LDK-sė nė punėn qė po bėjnė nė realizimin e standardeve pėr Kosovėn, procesin e negociatave me shtetete fqinje si dhe pėrpjekjet e pandalshme pėr pėrmirėsimin e jetės sė ēdo qytetari tė Kosovės. Poashtu ne pėrkrahim parezervė punėn e Grupit Parlamentar tė LDK-sė nė Kuvendin e Kosovės nė krye me dr. Alush A. Gashin qė po koordinon aktivitetet dhe punėn e tij nė pėrkrahje tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė Kosovės.
Dega e LDK-sė nė Norvegji i jep mbėshtetje Komisionit pėr ndryshime nė statutin e partisė, njėherit respekton rekomandimet e komisionit si dhe vendimet e Kryesisė dhe Kėshillit tė Pėrgjithshėm lidhur me datėn e mbajtjes sė zgjedhjeve nė LDK.
Nė proceset nėpėr tė cilat po kalon Kosova, zgjedhjet brendapartiake karshi negociatave pėr statusin e Kosovės, duhet tė vlerėsohen dhe analizohen racionalisht e pastaj tė vendoset se kur do tė mbahen.
Dega jonė e kupton vakumin institucional brenda LDK-sė, tė krijuar nė LDK pas 21 janarit tė kėtij viti, dhe gjithashtu mirėkupton debatet qė ka filluar, gjithnjė nė kufijt e rregullave tė parapra nė Statutin e LDK-sė, por gjithashtu kėrkojm pėrgjegjėsi mė tė madhe tek tė gjithė nė ruajtjen e unitetit nė parti.
Ėshtė e vėrtetė se strukturat udhėheqėse tė partisė, pėrkrah detyrave institucionale nė realizim tė standardeve si kusht pėr realizimin e Pavarsisė sė Kosovės, kanė para vetes dhe sfidėn, ndoshta mė tė madhe tė LDK-sė qė nga themelimi i saj, organizimin e zgjedhjeve partiake, tashmė pa liderin historik tė saj Dr. Ibrahim RUGOVA.
Nė kėtė kontest, kryesia ka nevojė pėr mbėshtetje nga tė gjitha strukturat partiake dhe anėtarėsia e saj qė me devotshmėri i pėrmbahet programit politik e nacional tė Presidentit Rugova.
Pėr ne janė tė pakuptueshme por jo aq shqetėsuese, vlerėsimet nė disa media tė shkruara dhe elektronike se LDK-ja ėshtė ndarė nė LDK-istė dhe Rugov-janė!!! Kjo pėr mendimin tonė nuk qėndron dhe ėshtė imponim artificial i tė tjerėve, sepse nė LDK tė gjithė janė LDK-istė dhe sigurisht tė gjithė RUGOV-janė dhe mbi tė gjitha tė gjithė kemi obligim ndaj liderit tonė tė madhė, Dr. Ibrahim Rugova, tė punojmė nė rrugėn e trasuar nga ana tij.
Ata qė bėjnė ndarje tė tilla i shėrbejnė pėrēarjes dhe politikave bajraktarsite e lokaliste qė do tė dėshtojnė qė nė nismė. Pėrmendja e emrit tė Presidentit Rugova, nė kėtė drejtim negativ, ėshtė e pamoralshme dhe e pafalshme edhe pse mund tė vijė nga sish qė para 16 vjetėve nuk e njihnin as LDK-nė dhe as Presidentin Rugova.
Ata qė nė emėr tė LDK-sė dhe Presidentit kanė bėrė pasuri dhe kanė fituar poste tė pamerituara, ata qė pėrmes familjarizmit dhe metodave meskine e amorale kujtojnė se mund tė pėrfitojnė vota, bėjnė gabimin mė tė rėndė. LDK nė Kosovė e edhe Dega nė Norvegji i di dhe i njeh tė gjithė veprimtarėt e devotshėm qė kurr nuk u luhatėn nga rruga e Presidentit dhe e LDK-sė, prandaj kot vrapojnė tė blejnė ose tė shesin vota nė emėr tė interesit tė Kosovės, e kurr tė LDK-sė.
Ndarjet e tilla plastike kur po dihet tashmė nga vijnė dhe cili ėshtė qėllimi i tyre, pavarėsisht edhe nėse dikush brenda LDK-sė u shėrben verbėrisht, konsiderojmė se duhet ta mobilizojnė anėtarėsinė nė krejt Kosovėn, sidomos Kryesinė qendrore tė partisė, qė tė rifunksionalizojnė aktivitetin politik nė drejtim tė krijimit tė politikės unifikuese dhe vepruese e cila do tė sjell vendime qė LDK-nė e vėrtetojnė si forcėn mė tė madhe politike e cila duhet dhe mund ta realizojė pavarėsinė e Kosovės, atė pėr ēka dr. Rugova u angazhua deri nė fund tė jetės sė Tij.
LDK nė Norvegji e konsideron tė pakuptueshme dhe i vlerėson si hapa tė ngutshėm fillimin e fushatės zgjedhore tė njėanshme nga individė tė caktuar, pa u shpallur zgjedhjet nė parti, megjithė respektin qė kemi pėr kandidatėt e mundshėm pėr Kryesi dhe pėr kryetar tė LDK-sė.
Ėshtė koha dhe momenti historik qė LDK tė veprojė pa imponime dhe pa elementin karrierist , prandaj apelojmė anėtarėsinė dhe strukturat tjera tė partisė qė ta mbėshtes Kryesinė qendrore si dhe tė gjitha institucionet e dala nga vota e lirė nė pėrpjekjet pėr pavarėsinė e Kosovės.
Dega e LDK-sė pėr Norvegji, gjatė punės shumvjeēare tė saj, ėshtė angazhuar nė senzibilizim tė opinionit vendas pėr situatėn nė Kosovė, ajo ka mobilizuar bashkatdhetarėt pėr tė ndihmuar Kosovėn, qytetarėt dhe institucionet e saja.
Dega e LDK-sė pėr Norvegji do tė vazhdoj punėn e saj, duke pas pėr bazė programin e LDK-sė nė realizim tė Pavarėsisė sė Kosovės si dhe nė demokratizimin e zhvillimin e vendit.
Ideja a Presidentit historik tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovės, ka qenė dhe do tė mbetet objektiv i punės tonė.
Daut Haxhaj - kryetar