KOMUNIKATË

 

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Norvegji përshëndetë punimet e Mbledhjes së Këshillit të Përgjithëshëm të LDK-së, njëherit përkrahë zgjedhjen e Kryesisë së re të LDK-së, në krye me prof. Fatmir Sejdiun, aktualisht dhe President i Kosovës.

 

Dega e LDK-së  për Norvegji do të vazhdoj përkrahjen e strukturave udhëheqëse ,  duke pas për bazë programin e LDK-së në realizim të  Pavarësisë së Kosovëssi dhe në demokratizimin e zhvillimin e vendit. Ideja a Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, ka qenë dhe do të mbetet objektiv i punës tonë.

 

Për ne është sa e pakuptueshme po aq edhe shqetsuese, prononcimet  për mundësit e ndarjes së LDK-së!!!  Kjo për mendimin tonë nuk duhet të ndodhë edhe përkundër paknaqsive të mundëshme pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, dhe mbi të gjitha  kemi obligim ndaj vendit tonë Kosovës , ndaj liderit tonë të madhë, Dr. Ibrahim Rugova dhe sigurisht, të punojm në rrugën e trasuar nga ana tijë, në të kundërten do të jemi një hiq prej hiqi!

 

LDK-ja ka qene dhe duhet të mbetet shembulli me i mire per te gjitha partite politike ne Kosove dhe rajone se si zhvillohet toleranca dhe demokracia, se si fiton e drejta dhe jo imponimi, se si çohet  perpara Kosova drejt proceseve integruese Bashkimit Evropian dhe NATO

Vetem me angazhimin tone te gjithmbarshem mund t'i mberrijme vlerat politike, intelektuale dhe kombetare qe i ka promovuar presidenti historik i LDK-se dhe i Kosoves, Dr. Ibrahim  Rugova.

 

Për Kryesin e Degës

Daut Haxhaj - kryetar