Norvegjia mund ta ndihmojë Kosovën në infrastrukturë dhe punësimin e punëtorëve sezonalë

Oslo, 1 qershor - Kryetari i Degës së LDK së në Norvegji, Daut Haxhaj, është takuat me sekretaren e Shtetit, znj. Mette Gundersen, lidhur me forcimin e bashkëpunimit institucional mes Norvegjisë dhe Kosovës, si dhe për rolin e këtij vendi pas definimit të statusit të Kosovës. Në bisedë u tha se duhet të punohet rreth një takimi të nivelit qeveritar i cili pritet të mbahet gjatë muajit qerrshor në Oslo të Norvegjisë. Dega e LDK së në Norvegji ka kohë që është duke punuar në arritjen e një marrëveshjeje me qeverinë norvegjeze në ndihmë të buxhetit të Kosovës në infrastrukturë, me vemendje të posaçme për buxhetin për ambasadën e Kosovës në këtë vend si dhe arritjen e një marrëveshjeje për punësimin e punëtorëve sezonalë nga Kosova në Norvegji.