
Vėshtrim
Nė kohėn kur janė shpallur zgjedhjet nė LDK, ndjehet njė interesim i madh, si nga mediet, ashtu edhe nga mbarė shoqėria kosovare. Kjo tregon qė LDK-ja ka qenė dhe ėshtė forcė kryesore dhe e rėndėsishme pėr Kosovėn dhe besojmė se pas procesit zgjedhor LDK-ja, pėr "kėnaqėsi tė disa medieve dhe analistėve tė njohur", do tė dalė parti mė e organizuar dhe fituese nė zgjedhjet e ardhshme nacionale nė Kosovė. Ajo qė na shqetėson nė kėtė proces ėshtė niveli i moralit politik dhe njerėzor i disa individėve dhe mediumeve tė caktuara, tė cilat sigurisht se e bėjnė punėn e vet nė dezinformim dhe krijim paniku tek shikuesit dhe lexuesit, se gjoja nė bazė tė informimit organizojnė debate me njerėz, qė nė tė shumtėn e rasteve flasin nė emėr tė LDK-sė pa qenė pėrgjegjės. Se kush duhet tė flasė nė emėr tė LDK-sė, dihet fare mirė qė nga Kuvendi i fundit zgjedhor, por ja qė mediumet tashmė tė njohura organizojnė debate pėr LDK-nė, ndėrsa nuk guxojnė as tė pėrmendin se partitė tjera, jo qė nuk kanė mbajtur kuvende zgjedhor, por edhe i ftojnė funksionarėt e tyre me dosje tė rėnda nė prokurori, duke mbajtur ders se si Kosova duhet tė ecėn pėrpara. Nė kėtė rast nuk na mbetet tjetėr veē ti lutemi zoti dhe aleatėve ndėrkombėtarė tė cilėt e kanė shpėtuar Kosovėn nga robėria dhe aparteidi ta na ndihmojnė tė shpėtojmė nga kėta njerėz. Ka kohė qė nė media po qarkullojnė emra pėr kandidatė seriozė pėr postin e kryetarit tė LDK-sė. Duke qenė pjesė e strukturave tė LDK-sė nė shtetin e Norvegjisė dhe nė Perėndim qė nga themelimi i saj, na duket krejtėsisht e pakuptimtė dhe qėllimkeq kandidimi i atyre qė kanė qenė kundėr vetė partisė nė fjalė, apo ata me punėn e tyre tė palodhshme nė komuna kanė arritur qė partinė mė ta madhe ta renditin nė parti tė katėrt apo tė fundit nėpėr asamble komunale. Kjo formulė alla ballkanase, nėse shkruhet nė letėr, besojmė se do shitet shtrenjtė si model nė shumė vende demokratike. Si mund tė shpjegohet fakti se njeriu qė e ka sfiduar Presidentin Rugova, LDK-nė, qė nėnkuptohet se e ka sfiduar dhe dėmtuar ndoshta pa vetėdije procesin e Pavarėsisė, sot tė dalė dhe tė kėrkojė tė bėhet pasues i Presidentit Rugova dhe filozofisė politike Rugoviane. Pėrveē veprimeve tė shumta dhe deklaratave qė janė dhėnė nė media para lufte dhe pas saj, po e pėrmendim si shembull bllokimin financiar qė asaj kohe i qe bėrė LDK-sė, moszbatimi i vendimit tė Presidentit pėr pėrfaqėsues tė zyrės sė Kosovės nė Shqipėri pėr z. Anton Kolaj, ku ka rezultuar me faktin se z. Kolaj ėshtė dashur tė kėrkonte azil nė Gjermani, pa u kujdesur askush pėr tė, as Qeveria nė Ekzil, por as Dega e LDK-sė nė Gjermani. Si mund tė shpjegohet fakti, kur me mund tė madh dhe angazhim maksimal tė faktorit ndėrkombėtar, nė veēanti tė shtetit tė Norvegjisė, atėkohė udhėheqėse e OSBE-sė, pėr nxjerrjen e presidentit Rugova nga vendi, nė kohėn e bombardimit dhe ardhjes sė tij pas Italisė nė Gjermani, nė mungesė tė mjeteve tė cilat me mund tė madh i kemi grumbulluar ne aktivistėt e LDK-se nė emėr tė Presidentit Rugova dhe Pavarėsisė sė Kosovė, Presidenti Rugova ka qenė i detyruar tė kthehet nė Itali. Dhe pas gjithė kėsaj pėrgjegjėsi pėr gjithė kėtė puē, shkon nė tempullin e Pavarėsisė dhe e promovon kandidaturėn pėr kryetar tė LDK-sė. Si ēdo komedi edhe kjo do tė pėrfundojė pas kuvendit zgjedhor. Ne besojmė se LDK-ja ka potencial njerėzor, profesional dhe intelektual pa dalė fare nėpėr aborret e mahallave tė tjera pėr tė gjetur lidership tė ri. Kuvendi Zgjedhor i LDK-sė duhet ta ketė parasysh se zgjedhja e liderit dhe lidershipit tė ri duhet tė pėrzgjidhet nė mesin e njerėzve tė moralshėm dhe tė devotshėm tė partisė, tė cilėt nė cdo kohė i kan qėndruar besnik Presisenti Historik tė Kosovės D. Ibrahim RUGOVA, dhe filozofisė shtetėformuese.