Vizitė e Delegacionit tė MASHT tė Qeverisė sė Kosovės nė Norvegji
Delegacioni i MASHT-it i udhėhequr nga Ministri Agim Veliu dje pėrfundoi vizitėn treditore nė Norvegji. Ministri Veliu mori pjesė edhe nė Konferencėn Ministrore tė Bolonjės e cila u mbajt nė Bergen mė 19 e 20 maj, ndėrsa delegacioni i MASHT-it zhvilloi takime nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe Parlamentin norvegjez.
Ky delegacion vizitoi Qendrėn e Mediave Gimlekollen, Gjimnazin Katedraleskole dhe Drejtorinė e Arsimit tė Kristiansandit, u takua me komunitetin shqiptar dhe pėrfaqėsues tė studentėve tė kėtij qyteti si dhe me Kryetarin e Degės sė LDK-sė pėr Norvegji z. Daut Haxhaj.
Konferenca ministrore e Bolonjės nė Bergen
Mė 19 e 20 maj Ministri Agim Veliu dhe Drejtori i Departamentit pėr Arsim tė Lartė Xhavit Rexhaj morėn pjesė nė Takimin Ministror tė Bolonjės qė u mbajt nė Bergen.
Nė Bergen u vlerėsua niveli i deritanishėm i realizimit tė objektivave tė procesit tė Bolonjės nė dritėn e objektivave tė arsimit evropian deri mė vitin 2010 dhe ėshtė miratuar Komunikata e Bergenit pėr kahet e zhvillimit tė mėtejmė tė arsimit tė lartė nė Evropė gjatė dy viteve tė ardhshme deri nė takimin qė do tė mbahet nė Londėr nė maj 2007.
Ministri Veliu dhe Drejtori Rexhaj kanė zhvilluar njė sėrė aktivitetesh gjatė tri ditėve tė qėndrimit nė Bergen: kanė marrė pjesė nė punėn e grupeve tė ekspertėve dhe nė seancat plenare ministrore, kanė zhvilluar takime tė shumta pune dhe konsultimi me ministrat evropianė tė arsimit, si me ministrin e Turqisė, Malit tė Zi, Austrisė, Norvegjisė Bosnjė e Hercegovinės etj. Pėrveē kėsaj janė zhvilluar takime dhe konsultime me udhėheqės e pėrfaqėsues tė Asociacionit tė Universiteteve Evropiane (Kryetari Prof. Dr. Ėinkler), Kėshilli i Evropės (Z. Sjur Bergan), UNESCO Z. George Abbat dhe me zyrtarė e ekspertė tė tjerė tė shumtė nė fushėn e Arsimit tė Lartė nė Evropė. Nė kėto takime ėshtė biseduar pėr zhvillimin e mėtejmė tė bashkėpunimit ndėrmjet MASHT dhe kėtyre institucioneve, janė dakorduar orare tė vizitave tė ndėrsjella, dhe janė biseduar ēėshtje aktuale nė fushėn e arsimit tė lartė nė Kosovė.
Gjatė punimeve tė Konferencės janė pranuar pesė anėtarė tė rinj tė procesit tė Bolonjės pėrmes nėnshkrimit tė Kartės sė Bolonjės.
Kosova do tė vazhdojė tė mbajė statusin e vėshguesit tė kėtij procesi, pasi qė nuk ėshtė nėnshkruese e Konventės Kulturore Evropiane tė Kėshillit tė Evropės.
Nė Konferencė ėshtė konstatuar suksesi i arritur nė vendosjen e sistemit tė sigurimit tė cilėsisė, sistemin e niveleve tė studimit, nė njohjen e diplomave dhe nė mobilitetin e
studentėve. Kėtu ėshtė dakorduar dhe miratuar komunikata e Bergenit e ministrave evropianė qė mbulojnė arsimin e lartė e qė pėr periudhėn 2005 - 2007 e vė theksin nė: raportin ndėrmjet kėrkimeve shkencore dhe studimeve tė doktoratės, implementimin e standardeve dhe udhėzimeve pėr sigurimin e cilėsisė sipas raportit tė ENQA-s, implementimin e kornizave kombėtare tė kualifikimeve, dhėnia dhe njohja (nostrifikimi) i diplomave tė pėrbashkėta (pėrfshirė nivelin e doktoratės), krijimi i mundėsive pėr shtigje fleksibile tė nxėnies nė arsimin e lartė, pėrfshirė procedurat e njohjes sė nxėnies sė mėparshme, etj.
Takimi nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, Ministrinė e Arsimit dhe Parlamentin Norvegjez
Delegacioni i MASHT-it pati takime edhe nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, ku takoi zv. drejtorin gjeneral tė Seksionit pėr Marrėdhėnie me Ballkanin Perėndimor, z. Jan Braathu si dhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit dhe Kėrkimeve. Nė kėtė takim u bisedua pėr mbėshtetjen afatgjate tė Qeverisė Norvegjeze pėr projektin e Institutit tė Gazetarisė e Komunkimit tė Kosovės (KIJAC) si dhe projekte tė tjera nė fushėn e arsimit. Z. Jan Braathu konfirmoi mbėshtetjen e plotė tė Qeverisė sė tij pėr projektin e KIJAC dhe kėrkoi bashkėpunim mė tė ngushtė me MASHT-in. Ai tha se Qeveria e tij dėshiron qė tė mbėshtesė institucionet demokratike tė Kosovės. Ndėrsa delegacioni kosovar falėnderoi Qeverinė e Norvegjisė pėr projektet e realizuara nė arsimin e Kosovės si dhe shprehu pajtim e gatishmėri tė plotė pėr zhvillimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit.
Delegacioni i arsimit kosovar nė takimin qė u mbajt nė Parlamentin e Norvegjisė takoi parlamentarin Haakon Blankenborg tė cilin e njoftoi pėr situatėn nė Kosovė dhe gjendjen aktuale nė arsim. Z. Blankenborg mbėshteti projektin e KIJAC-it si dhe projektet tjera qė ka realizuar Qeveria Norvegjeze jo vetėm nė arsim, si dhe u interesua pėr fushat e bashkėpunimit dhe mundėsitė pėr tė ndihmuar Kosovėn nė tė ardhmen, ndėrkaq qė u bisedua edhe pėr nevojat nė arsimin kosovar dhe mundėsitė pėr tė ndihmuar kėtė fushė tė rėndėsishme. Nė takim me Parlamentarin norvegjez u bisedua edhe pėr standardet e arritura, vėshtirėsitė nė implementimin e tyre si dhe zhvillimet aktuale nė Kosovė.
Delegacioni i MASHT gjatė qėndrimit nė Kristiansand, pati takim me drejtorin e Departamentit tė Arsimit tė kėsaj komune z. Jyrgen Kristiansen si dhe me drejtorin e Gjimnazit Katedraleskole z. Arne Rosenvold e cila mė 1997 ėshtė binjakėzuar me Gjimnazin Xhevdet Doda tė Prishtinės. Nė kėto takime u bisedua pėr mėsimin plotėsues nė gjuhėn shqipe qė zhvillohet nė komunat norvegjeze ku jeton komuniteti shqiptar, ndėrsa z. Rosenvold u interesua pėr rivėnien e kontaktit me Gjimnazin Xhevdet Doda, njė delegacion i tė cilit ėshtė ftuar tė vizitojė kėtė shkollė norvegjeze, nė mėnyrė qė tė zhvillohet miqėsia e bashkėpunimi.
Ministri Agim Veliu dhe delegacioni i MASHT gjatė qėndrimit nė Norvegji takuan edhe pėrfaqėsuesin e shoqatės sė studentėve shqiptarė e cila numėron mbi 100 anėtarė, i cili u interesua pėr mundėsinė e bashkėpunimit dhe ndihmėn e ndėrsjellė nė mes tė MASHT-it dhe shoqatės studentore shqiptare nga Norvegjia.
Instituti i Gazetarisė dhe Komunikimit i Gimlekollenit
Mė 18 maj, delegacioni i MASHT-it i udhėhequr nga Ministri Veliu vizitoi Shkollėn e Gazetarisė dhe tė Komunikimit Gimlekollen. Nė kėtė Qendėr tė mediave, Ministri Veliu u njoftua nga udhėheqėsit e saj, me punėn qė bėhet nė gazetarinė televizive, atė tė radios, gazetarinė e shkruar .
Projekti i Institutit tė Gazetarisė dhe Komunikimit i Kosovės i financuar nga Qeveria Norvegjeze pritet tė nisė me punė nė vitin e ardhshėm akademik dhe profesorėt Keneth Andresen, Oyvind Aadland dhe Kore Melhus theksuan se pajisja dhe teknologjia bashkėkohore qė pėrdoret nė GSJC do tė instalohet edhe nė IGKK.
Nė mbrėmje Ministri Veliu me delegacionin e MASHT-it takuan komunitetin shqiptar nė Kristiansand dhe Kryetarin e Degės sė LDK-sė z. Daut Haxhaj. Nė kėtė takim z. Veliu njoftoi pjesėmarrėsit pėr situatėn e pėrgjithshme nė Kosovė, me theks tė veēantė pėr punėn e
MASHT-it si dhe u pėrgjigj nė interesimet e bashkėtudhėtarėve lidhur me mėsimin plotėsues nė gjuhėn shqipe.
Nė pėrgjithėsi, ishte kjo njė vizitė e frytshme me kontakte tė shumta, intensive e shumė tė dobishme pėr sistemin e arsimin e arsimit tė lartė nė Kosovė dhe pėr zhvillimin e tij nė vitet qė po vijnė me qėllim tė lehtėsimit tė integrimit tė tij nė hapėsirėn evropiane tė arsimit tė lartė.